Qendra Kombëtare e Inxhinierisë Bio-Mjekësore, është një institucion nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka si qëllim të saj mbështetjen e të gjithë strukturave të sistemit shëndetësor publik për riparimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, si dhe ofrimin e një niveli të lartë kompetence në fushën e Inxhinierisë Klinike. Në këtë kuadër, objektivi ynë kryesor është ofrimi i një shërbimi të standardeve më të mira ndërkombëtare të manaxhimit dhe mirëmbajtjes së teknologjisë mjekësore në përputhje edhe me rekomandimet dhe direktivat e KE, për të mundësuar që jo vetëm pajisjet të jetojnë gjatë në kushte pune, por të garantojë siguri për pacientët, përdoruesit dhe të tjerët.


Formularë

Aksesoni formularë dhe dokumentacionet përkatëse

Formulari i Inventarizimit

Formulari për të plotësuar për çdo aparaturë mjekësore, e cila duhet të pajiset fillimisht me numër inventari.

Fletë Shoqëruese

Fletë shoqëruese për t'u plotësuar si informacion shtesë dhe i domosdoshëm në lidhje me inventarizimin.

Udhëzues

Udhëzim për plotësimin e saktë të formularit në lidhje me inventarizimin e pajisjeve spitalore.

Plani i Veprimit

Informacion mbi planin e veprimit të iventarizimit, dokument përshkrues. Qëllimi dhe misioni për kryerjen e iventarizimit të aparaturave mjekesore.

Politika Kombëtare Për Manaxhimin e Pajisjeve Mjekësore

Kuadri legjislativ, informacione mbi prokurimet dhe mbi dhurimin e pajisjeve. Informacion i plotë ligjor.

Riparimi dhe Mirëmbajtja

Sektori i riparimit dhe i mirëmbajtjes garanton ndërhyrjet e mirëfillta korrigjuese duke i rikthyer pajisjet medicinale përsëri në 'jetë'.
Për të kërkuar shërbimin e specializuar të ndërhyrjes inxhinierike, dërgoni një kërkesë në adresën zyrtare elektronike QKTB !

Kujdes ! Pajisjet medicinale duhet të jenë të inventarizuara dhe të paraqitura në sistem fillimisht !

Komunikoni me QKTB për të ndjekur ecurinë e fazave ekzaminuese, testuese dhe të ndërhyrjes.

Sistemi Clingo


Programi i inventarizimit dhe monitorimit të pajisjeve mjekësore. Regjistrimi i pajisjeve të reja dhe shënimi i ndërhyrjeve teknike bazuar në manaxhimin e pajijseve aktuale.

  • Manaxhimi dhe monitorimi i pajisjeve mjekësore bazuar në jetëgjatësinë dhe mirëfunksionimin e tyre.
  • Inventarizimi i pajisjeve të reja mjekësore bazuar në formularët fizik.
  • Kërkim i avancuar dhe aksesueshmëri bazuar në privilegje dhe nivele sigurie.

Për çdo problem apo informacion QKTB ofron asistencë dhe trajnime në lidhje me aplikimin dhe përdorimin në sistemin Clingo. Për të aksesuar platformën klikoni më poshtë.

Akseso

Aksesoni manualin e përdorimit duke klikuar Këtu

Telemjekësia

Shërbimi i Telemjekësisë ofron Shërbimet e Mëposhtme


Telekonsulta

Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe e-health i Shqipërisë (ITeHP-AL) ka vendosur pajisje në 18 spitale. Të gjitha faqet janë të pajisura me teknologji, video HD dhe përmbajtje HD drejt cilësisë në komunikim, duke përdorur teknologji të bazuar në standarde. Monitoruesit HD ose video projektorët përdoren për të shfaqur imazhin. Qendra e të dhënave kryesore është vendosur në Qendrën e Telemjekësisë në Shqipëri. Qendra e Telemjekësisë në Shqipëri manaxhon serverat e infrastrukturës dhe bazës së të dhënave. Aplikacioni në Desktop dhe Mobile u mundëson klientëve të tjerë të lidhen nga shtëpitë ose zyrat e tyre.


Biblioteka Elektronike

Biblioteka elektronike konsiston në një sallë të pajisur me teknologjinë e nevojshme të informacionit (kompjuter, printer, aksesorë, etj) dhe në abonimin pranë një prej databazave më gjithëpërfshirëse të literaturës shkencore mjekësore – HINARI e Organizatës Botërore të Shëndetit. Frekuentuesit kanë mundësi të zgjedhin midis më shumë se 7,000 titujsh revistash mjekësore duke patur akses në gjithë tekstin. Aktualisht orari i bibliotekës elektronike është: nga e hëna deri të enjten, ora 08:30 deri 16:30, dhe të premten ora 08:30 deri 14:00. Biblioteka është e mbyllur gjatë pushimeve zyrtare. Për më shumë info


Infrastruktura

Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik i Shqipërisë (PITSHE-SH), është i përbërë nga një rrjet qendrash kombëtare dhe rajonale. Pesë qendra kombëtare ndodhen në institucionet e mëposhtme:

  • Qendra e Telemjekësisë së Shqipërisë, e ndodhur në Spitalin Universitar të Tiranës “Nënë Tereza”
  • Qendra e Teletraumës, e ndodhur në Spitalin Universitar të Traumës
  • Qendra e Telemjekësisë e ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”
  • Qendra e Telemjekësisë e ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”
  • Qendra e Telemjekësisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”
  • Qendrat rajonale ndodhen në secilën nga 11 spitalet rajonale të vëndit dhe 2 në spitalet bashkiake.

Terreni

Asistentët virtualë

Njihuni me pyetjet e shpeshta dhe informohuni drejtpërdrejt nga asistentët virtualë


Klikoni asistentin e duhur drejt ndihmës efikase ...

Lidhje & Kontakte



Kontakte
  • Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore:

    +355 42 376045


  • Klinika Stomatologjike Universitare:

    +355 42 375 265


  • Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut:

    +355 69 354 2444


  • Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore:

    127

  • ... Së shpejti më shumë ...

Galeria

  • +
  • Imazheria
  • Laboratori
  • Elektronika

X-Ray

Dev_0

Tech

Dev_0

X-Ray

Dev_1

Lab

Dev_0

Tech

Dev_1

Ultrasound

Dev_2

Lab

Dev_1

Lab

Dev_2

Tech

Dev_2

Video-Galeria