Pyetje ...

Fillimisht duhet të pajiseni me numra / etiketa invetarizuese. Vendosni etiketën inventarizuese njësisë qendrore / modul duke plotësuar më pas inventarin fizik të aksesueshëm online. Referuar të dhënave të inventarizimit fizik, pasqyroni rekordet në sistemin e manaxhimit të aseteve medicinale Clingo. Këtu mund të aksesoni udhëzimin e plotësimit të formularit të inventarizimit fizik.
Fillimisht duhet të keni kredencialet drejt aksesit të llogarisë institucionale në sistemin Clingo. Nëse nuk keni llogari institucionale apo nuk i keni ato për arsye të ndryshme, komunikoni me QKTB. Pasi jeni siguruar që mund të aksesoni sistemin Clingo, kontrolloni institucionin shëndetësor përkatës në lidhje me varësitë apo departamentet respektive. Për të përdorur sistemin Clingo referojuni manualit të përdoruesit. Për më tepër sektori i inxhinierisë klinike ofron trajnim dhe asistencë në lidhje me aplikimin e sistemit Clingo edhe në distancë.
Për t'u pajisur me etiketa inventarizuese, komunikoni QKTB duke kërkuar numrin e duhur të etiketave inventarizuese. Marrja në dorëzim e etiketave inventarizuese shoqërohet me plotësimin e një procesverbali duke caktuar rangjet e duhura apo vlerat kufitare. Pajisjes i ka ikur shpesh herë etiketa e invetarizimit ! Nuk i dallohet numri i invetarit fotometrit ! Probleme të tilla mund të eleminohen manualisht vetë nga personi përgjegjës duke theksuar / mbishkruar numrin e inventarit. Inventarizimi i ri i pajises konsiston në ri-invetarizimin e njësisë medicinale.