NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE 

Në zbatim të Urdhërit te Ministrit të Shëndetësisë Nr.511, datë 13.12.2011“Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik“, QKIB shpall konkursin për vend të lirë pune si vijon:

  • Sanitare , në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse 1 (një) vend                                                                             

Kandidati  konkurrent duhet të plotësojë këto kushte:

  • Dëftese lirimi nga shkolla 8-vjeçare (fotokopje e noterizuar).
  • Të jetë e aftë nga ana shëndetësore.
  • Të ketë shtetësi shqiptare.
  • Të mos jetë i dënuar me parë.
  • Eksperienca në fusha të ngjashme me objektin e vendit të punës së shpallur përbëjnë avantazh.

 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin këto dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim.
  • Curriculum vitae (CV).
  • Dëftesë arsimi 8 -vjeçar ose pjekurie (origjinale\fotokopje të noterizuar).
  • Dëshmi penaliteti.
  • Dokumentin e identitetit (fotokopje karte ).
  • Raport mjekësor për aftësim në punë.
  • Librezë pune (fotokopje).
  • Çertifikatë familjare.

 

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zarf të mbyllur pranë sekretarisë së Qendrës Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore në adresë: Rruga e Dibrës, Nr.12, Tiranë, tel/fax + 355 42362705 brenda 2 javëve nga data e shpalljes.