NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE 

Në zbatim të Urdhërit të Ministrit të Shëndetësisë Nr.511, datë 13.12.2011 „Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik“, si dhe në Urdhrin e Ministrit të Shëndetësisë Nr.408 Datë 03.09.2025 “Miratim strukture e QKTB-së”, shpallim konkursin për vend të lirë pune si më poshtë vijon:

  • Specialist, në sektorin e kërkimit, zhvillimit dhe infrastrukturës së telemjekësisë – 1 (një) vend                                                                          

Kandidati duhet të plotësojë këto kritere:

• Të ketë mbaruar arsimin e lartë “Bachelor” (Preferohet në Inxh. elektronike, kompjuterike, informatike ose shkenca mjekësore).
• Të ketë mbi 3 vjet eksperiencë pune në profesion ose të ngjashëm me të.
• Të ketë nivel të mirë të njohjes së gjuhës angleze ose një gjuhë tjetër të BE. Gjuha e dytë përbën avantazh.
• Të ketë eksperiencë pune menaxheriale dhe aftësi të mira të punës në grup.
• Të mos jetë i dënuar, të jetë i pastër në pikëpamjen penale dhe dhygjësore.
• Trajnimet, dëshmi të tjera, kualifikimet dhe eksperiencat në fusha të ngjashme me objektin e vendit të punës së shpallur, përbëjnë avantazh.

Kandidati varet nga Përgjegjësi i Sektorit të kërkimit, zhvillimit dhe infrastrukturës së telemjekësisë. Ai ka këto detyra dhe përgjigjet për:

  • Hedhjen e të dhënave për Librarinë Elektronike dhe EVM-s.
  • Mbajtja e një kalendari eventesh të telemjekësisë.
  • Lajmërimin e të gjithë Koordinatorëve dhe Ndihmës Koordinatorëve rreth eventeve në planin e miratuar të telekonsultave.
  • Raportim periodik të përdorimit të platformës së telekonsultave dhe rezultateve të sektorit pranë Përgjegjësit të Sektorit.
  • Merr pjesë në procedurat për hartimin e planit të investimeve dhe të nevojave të QKTB-së në fushën e telemjekësisë.
  • Mban një sistem inventari të përditësuar të qendrës së telemjekësisë në kuadrin e Sistemit të Informacionit të Pajisjeve Mjekësore dhe në përputhje me kërkesat e Udhëzimit nr.30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.
  • Përgjigjet për organizimin korrekt dhe në kohë të telekonsultave.
  • Kujdeset për dokumentimin e eventeve nëpërmjet fotografimit apo filmimit.
  • Asiston gjatë aktiviteteve organizatorët mbi çështjet teknike.

 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin këto dokumente si më poshtë:

• Kërkesë me shkrim për aplikim
• Jetëshkrim (CV)
• Diploma Universitare (master + bachelor, origjinale/fotokopje të noterizuar)
• Lista e notave (origjinale/fotokopje të noterizuar)
• Dëshmi penaliteti
• Dokumentin e identitetit (fotokopje karte)
• Raport mjekësor për aftësim në punë
• Certifikata, dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj (fotokopje të noterizuar)
• Dëshmi/certifikata të ndryshme (nëse ka)
• Libreza e punës (fotokopjo) nëse ka.

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zarf të mbyllur pranë sekretarisë së Qendrës Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore brenda dy javëve nga data e afishimit në buletinin e APP në adresë: Rruga e Dibrës, Nr.12, Tiranë, tel/fax +355 42362705.

Personat do të njoftohen në telefon nga sekretaria për datën dhe orën e konkurrimit.