NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

QENDRA KOMBËTARE TEKNIKE BIO-MJEKËSORE

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Në zbatim të Urdhërit te Ministrit të Shëndetësisë Nr.511, datë 13.12.2011 „Për kriteret e punësimit në shërbimin shëndetësor publik“, QKTB shpall konkursin për vend të lirë pune si vijon:

  • Specialist , në sektorin e inxhinierise klinike 1 (një) vend

Kandidati  varet nga Përgjegjësi i Sektorit të Inxhinierisë Klinike. Ai ka keto detyra:

  • Përgjigjet për pajisjet në afërsi të pacientit, të lidhur me pacientin dhe / ose të nevojshme për diagnostikimin ose trajtimin përkatës.
  • Shërbimin dhe riparimet e pajisjeve mjekësore.
  • Kontrollon rregullisht sigurinë për të provuar që pajisja funksionon në përputhje me standardet përkatëse.
  • Kontrollon marrjen në dorëzim të pajisjeve mjekesore lidhur me funksionimin, sigurinë dhe verifikon që pajisja në momentin e dorëzimit është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në kontratën e shit-blerjes.
  • Përgjigjet për të siguruar që prokurimi, shërbimet dhe mirëmbajtja e pajisjeve mjeksore bëhet në mënyrën më kost-efektive të mundshme për spitalin/institucionin shëndetësor.
  • Garanton asistencë kundrejt përdoruesave fundorë në lidhje me sistemin e inventarizimit të pajisjeve mjekësore.
  • Mbështet me konsulencë teknike procesin e prokurimit të pajisjeve mjeksore.
  • Manaxhon projektet nëpërmjet instalimit të pajisjeve dhe konsulencës në planifikimin e projekteve të reja.
  • Mban kontakte me furnizuesit e spitalit/institucionit shëndetësor.
  • Kryen vleresimin klinik dhe kasifikimin e pajisjeve mjekesore.
  • Ndihmon për trainimin e personelit mjeksor që përdor/aplikon pajisjet mjeksore si dhe për mbështetjen e këtij personeli lidhur me sigurinë gjatë përdorimit të pajisjeve mjeksore.
  • Zbaton procedurat ligjore për nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjesimit të pajisjeve mjeksore që  janë të papërdorshme (të pariparueshme apo kosto të lartë riparimi).
  • Heton ngjarje të padëshërueshme lidhur me pajisjet mjeksore si dhe bën raportimin përkatës shoqëruar me konkluzione dhe masa konkrete parandaluese.
  • Zbaton dhe zhvillon programin e cilësisë brenda disiplinës së inxhinierisë klinike.

 

Kandidati duhet te plotesoje keto kritere:

  • Diploma “ Bacelor“ dhe “Master shkencor” ne fushat te inxhinierise Biomjekesore ose te ngjashme me to.
  • Të ketë njohuri dhe të përdorë programet e avancuara kompjuterike ne interes te realizimit te detyres.
  • Te kete nivel te mire te njohjes se gjuhes angleze ose nje gjuhe tjeter te BE. Gjuha e dyte perben avantazh.
  • Të mos jetë i dënuar , te jetë i pastër në pikpamjen penale dhe gjygjësore.
  • Trajnimet, deshmi te tjera, kualifikimet dhe eksperiencat në fusha të ngjashme me objektin e vendit të punës së shpallur, përbëjnë avantazh.
  • Me përvojë (mbi 3 vite përbëjnë avantazh)
  • Aftësi dhe njohuri në lidhje me teknologjinë e informacionit/pajisjeve mjekësore.

 

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin këto dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jeteshkrim (CV)
  • Diploma Universitare (master + bacelor, origjinale \ fotokopje të noterizuar)
  • Lista e notave (origjinale \ fotokopje të noterizuar)
  • Dëshmi penaliteti
  • Dokumentin e identitetit. (fotokopje karte )
  • Raport mjekësor për aftësim në punë
  • Certifikata, deshmi te njohjes se gjuhes se huaj (fotokopjo te noterizuar)
  • Dëshmi/certifikata të ndryshme (nese ka)
  • Libreza e punes (fotokopjo) nese kaose ekstrakt i sig.shoqerore..

Dorëzimi i dokumenteve do të bëhet në zarf të mbyllur pranë sekretarisë së Qendrës Kombëtare Teknike Bio-Mjekësore brenda dy javeve nga data e afishimit ne buletinin e APP në adresë: Rruga e Dibrës, Nr.12, Tiranë, tel/fax + 355 42362705.

Personat do te njoftohen ne telefon nga sekretaria per daten dhe oren e konkurimit.